Elbasan, investime në Shëndetësi – (30 Tetor 1999)


Elbasan, investime në Shëndetësi – (30 Tetor 1999)

11:29 30/10/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Investime të konsiderueshme p ë r sistemin shëndetësor në Elbasan. Në Qendrën Spitalore “Xhaferr Kongoli” të Elbasanit ka përfunduar faza e parë e projektit rehabilitues, fondit prej 5.6 miliard liretash i akorduar nga Qeveria Italiane. Në fazën e dytë të projektit do të rikonstruktohet spitali kirurgjik për të përfunduar me rehabilitimin e spitalit Pediatrik në të cilin do të zhvendoset më vonë edhe materniteti i Elbasanit.

Qendra Spitalore e këtij qyteti është më e madhja në vend pas asaj Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Për 450 mijë banorët e Prefekturës së Elbasanit kjo qendër është e vetmja mundësi e specializuar për problemet shëndetësore. Ndërkohë edhe në poliklinikën qëndrore të qytetit së shpejti do të realizohet fondi prej 400 milion lekësh i akorduar nga Komuniteti Europian nëpërmjet programit EKO.

Gjithashtu Qeveria Franceze ka dhënë një shumë prej 500 mijë dollarësh për rikonstruksionin e spitalit patologjik të Qendrës Spitalore. Në fund të tre mujorit të parë të vitit të ardhshëm pritet të akordohen fondet nga programi EKO për rehabilitimin e spitalit Infektiv dhe Morgut të qytetit. Kështu banorët e prefekturës së Elbasanit, brenda një periudhe të shkurtër kohe do të kenë sistem shëndetësor me parametra bashkëkohor./tvklan.al






Të ngjashme