55 vjetori i Orkestrës së Ushtrisë – (30 Tetor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
“Mjeshtri i Madh i Punës” është ky urdhëri i akorduar nga Presidenti Mejdani për orkestrën frymore të Ushtrisë, sot në 55 vjetorin e krijimit të saj. Ky urdhër i jepet orkestrës së ushtrisë për veprimtari të shquar në pritjet ceremoniale, presidenciale e qeveritare për organizimin e koncerteve artistike.
Presidenti Mejdani dhe Ministri i Mbrojtjes Luan Hajdaraga i kanë dorëzuar kësaj orkestre dekoraten në një festë modeste të organizuar nga Shtëpia Qëndrore Kulturore e Ushtrisë. Më pas orkestra dha nje koncert me pjesë shqiptare por dhe të emrave të shquar të muzikës botërore.
Kështu ka përfunduar festa e njerëzve që kanë qenë të pranishëm me tingujt e tyre në të gjitha momentet e ushtrisë shqiptare./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti