Tetova, vatër e re e koronavirusit
Autoritetet apel bashkësive fetare: Zbatoni rekomandimet
Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut kanë njoftuar për 36 raste të reja me COVID-19. 12 prej tyre janë nga rajoni i Tetovës. Kjo ka bërë që përfaqësues të Qeverisë dhe Institutit për Shëndet Publik të mbajnë një takim të jashtëzakonshëm në Spitalin e Tetovës për të parë nga afër situatën aktuale.
Krerët e shtetit u kanë bërë thirrje bashkësive fetare në Maqedoninë e Veriut që të respektojnë rekomandimet e autoriteteve e të mos lejojnë tubime masive. Zv/ Kryeministri Osmani, megjithatë thotë se qëndrimi i Bashkësisë Fetare Islame është i prerë, xhamitë do të happen më 12 Maj.
Në Maqedoninë e Veriut numri i rasteve aktive është 419, gjë që ka detyruar autoritetet të bëjnë plane për lehtësimin e masave. Në këtë kontekst ora policore gjatë fundjavës do të fillojë nga ora 19:00 kurse nga java tjetër paralajmërohen masa tjera lehtësuese.
Tv Klan