Sherr mes adoleshentëve, goditet me thikë 17-vjeçari

Foto ilustruese

Sherr mes adoleshentëve, goditet me thikë 17-vjeçari

17:38 09/05/2020

Një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një sherri me një bashkëmoshatar në Berat.

I plagosuri me iniciale E.H. u godit me thikë duke pësuar dëmtime të rënda. Ai është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Ndërsa autori i ngjarjes, Klajdi Qëndro 18 vjeç është arrestuar nga policia.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta mes adoleshentëve. /tvklan.al






Të ngjashme