Merita Halili: Rrezikuam që karantina të na zinte në Tiranë, larg vajzave


Merita Halili: Rrezikuam që karantina të na zinte në Tiranë, larg vajzave

20:50 09/05/2020

Këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore, Merita Halili, shpjegoi të shtunën në emisionin “Rudina” se si bashkë me bashkëshortin e saj kishin rrezikuar që mbyllja e kufijve si pasojë e pandemisë t’i zinte në Tiranë.

E në një rast të tillë, problemi më i madh për çiftin e famshëm do të ishte izolimi larg vajzave dhe banesës së tyre në SHBA.

Këngëtarja uron që Covid 19 të largohet ashtu siç erdhi, me shpejtësi.

Rudina: Merita, unë mbaj mend që ke qenë në Shqipëri, në ditët e fillimit fare kur situata precipitoi në mënyrë të menjëhershme dhe u gjendëm të gjithë të papërgatitur dhe ti ke fluturuar në orët e fundit të lirisë kam përshtypjen, të mundësisë për të fluturuar jashtë. Ishit të dy bashkë, apo Raifi ka qenë në Amerikë?

Merita Halili: Jo, ishim të dy bashkë.

Rudina: Pra keni rrezikuar të ngeleshit këtu dhe ta kalonit karantinimin këtu, për pak orë.

Merita Halili: Për një ditë të vetme. Kemi fluturuar dhe se si e kemi gjetur shpejt e shpejt atë mënyrën për të ikur sepse do të ngeleshin edhe vajzat vetëm. Por nuk e menduam që do vinte kaq shpejt. Por shpresojmë që si erdhi kaq shpejt, të ikë sa më shpejt.

Rudina: Urojmë që të jetë kështu. /tvklan.al






Të ngjashme