Diagnostikimi i të burgosurve – (3 Nëntor 1999)


Diagnostikimi i të burgosurve – (3 Nëntor 1999)

20:24 03/11/1999

Arkiva – Tv Klan 1999

Për herë të parë testimi i popullsisë së dënuar për të diagnostikuar rastet me HIV në burgjet shqiptare. Rritje të nivelit të njohurive të mjekëve në strukturat shëndetësore të burgjeve për parandalimin dhe kontrollimin e HIV AIDS dhe sëmundjeve seksualisht të trasmetueshme.

Sot një trajnim i trajnuesve nëpër institucionet e riedukimit me iniciative të Drejtorisë së Burgjeve në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë trajnohet personeli shëndetësor dhe me pas njohja e të dënuarve me virusin. Megjithëse të mbyllur brenda atyre mureve të dënuarit janë parë simë të rrezikuarit ndaj këtyre sëmundjeve. Veprat e tyre penale i bëjnë më të prekshëm në  problemet e fundit sociale.

I dënuari për perdhunim nuk është diagnostikuar asnjëherë për veprimin e kryer por veç kryen dënimin për të. Rreziku nga moskontrolli vjen dhe nga ardhjet e të burgosurve shqiptarë në vendet fqinje për në Shqipëri. Të ndodhur të izoluar askush nuk di dhe kontrollon aktivitetin e grave dhe të dashurave të tyre me të cilat kontaktojnë një herë në muaj në takime speciale.

Jashtë dyerve të burgjeve atu ku behen dhe ekzaminime viti 98 nxjerr 38 vetë të infektuar me AIDS. Ndaj të gjitha këto arsye çojnë dhe në testimin e popullsisë së burgosur, të cilët përveç dënimit që kryejn me disa vite burg të mos vuajn dënimin me vdekje./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme