Sindikata e minatorëve, Gëzim Kalaja, Luan Rama – (3 Nëntor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Minatorët sindikaliste të udhehequr nga Gëzim Kalaja kanë paralajmeruar sot për grevë urie nëse kërkesat e tyre ndaj Qeverisë nuk realizohen. Kavaja ka shkuar në PS dhe në mungesë të kryetarit Nano, Kryesindikalisti Kalaja është takuar me sekretarin socialist për marrëdhënie publike Luan Rama. Pas takimit Kalaja tha:
Kryesindikalisti Gëzim Kalaja:- “Pikat më të rëndësishme jane: kërkohet pezullimi i vendimit që ka marrë Qeveria Shqiptare për mbylljen e minierave të qymyrgurit në gjithë territorin e Republikës, realizimi i pensionit të parakohshëm për gjithë minatorët, metalurgët dhe gjeologet shqiptarë, njëkohësisht dhe për pjesën e punëtorëve të sipërfaqes në të cilat janë gratë e industrisë minerare shqiptare që kanë punuar në kushte të tmerrshme, siç janë gratë e Mushqetasë, të Kërrabës, të Priskës, Mborje Drenovës, të Bulqizës, të Batës së Martaneshit e gjithë minerave shqiptare deri në Memaliaj. Është dhe mosmbyllja e minierave të qymyrgurit dhe subvencioni i tyre nga ana e shtetit. Në qoftë se nuk do futet në rrugën e marredhënieve, në rrugën e zgjidhjes, problemeve të cilat sot shtroi Sindikata e Minatoreve të Shqipërisë të jeni të sigurt që mund të ketë një ripërsëritje të vitit ’91”.
Gazetari:- Mund të ketë greve urie për të rrezuar Qeverine?
Kryesindikalisti Gëzim Kalaja:- “Sigurisht ju siguroj për këtë”.
Gazetari:- Mund ta rrezoni dhe këtë Qeveri?
Kryesindikalisti Gëzim Kalaja:- “Unë gjykoj që kjo grevë nuk bëhet për të rrëzuar Qeverinë Shqiptare, kjo grevë ka thjesht kërkesa ekonomike, mund të ngujohen rreth 100 mijë minatorë në ato miniera të cilëve juve do ju bëhet prezent në momentin që do të zhvillohet kjo grevë”.
Ndërkohë sekretari socialist për marrdhëniet publike Luan Rama është i bindur se minatorët sindikalist s’kanë ndërmend të rrëzojnë qeverinë e drejtuar nga soialistët si në grevën e urisë të vitit 1991.
Luan Rama, sekretari socialist:- “Shqipëria nuk është më në 1991, PS nuk është më si në 91 dhe Sindikata e Pavarur e Minatoreve të Shqipërisë nuk është më si në 91. Jemi në një realitet tjetër që mbi logjikat e imponimit dhe të ultimatumeve ka shfaqur logjikën e bashkëbisedimit institucional të dialogut dhe të gjetjes së zgjidhjeve në mirëkuptim dhe në mënyrë logjike me atë çfarë ofrojnë xhepat e financave të shtetit”./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame