Moderatorët e PD – (3 Nëntor 1999)


Moderatorët e PD – (3 Nëntor 1999)

22:48 03/11/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Nuk kondicionohemi nga kërcënimet e Berishës dhe veglave të tij për të marrë ose jo pjesë nesër në votbesimin e Qeverisë së re në Parlament. Një nga reformatorët e PD, Tritan Shehu i është përgjigjur kështu vendimit të kryesisë së kësaj partie për masat e rënda ndaj deputeteve pjesmarrës në seancën e nesërme.  

Tritan Shehu deputeti i PD:- “Ata të cilët kanë thënë këto fjalë nuk e njohin PD, sepse kanë ardhur shumë vonë në PD. Mua më vjen keq me atë të cilët i shtyjnë për të thënë këto gjëra. Të them të drejtën më ngjallin keqardhje asgjë tjetër. Ata që thaneë këto fjalë mua më ngjallin shumë keqardhje sepse në fund të fundit ata vetëm përjashtojnë veten e tyre nga demokracia, nga konceptet demokratike, ata veçse tregojnë se bartin në vetvete konceptet e ligjeve për agjitacion e propagandë të kohës së dikurshme dhe të them të drejtën më krijojnë përshtypjen sikur janë akoma ca fosile të një periudhe të tejkaluar”.

Por prezenca nesër në sallën e parlamentit e këtij grupi deputetësh varët nga shpejtësia e paraqitjes së programit të qeverisë Meta, për shqyrtimin individual nga deputetët. Mësohet se ish-nënkryetari Genc Pollo është ende i lëkundur të marrë pjesë ose jo në seancën parlamentare për votbesimin e qeverisë Meta. Pas sanksioneve të vendosura dje nga PD, duket se nuk ka një kompaktësi qëndrimesh edhe mes vetë grupit të moderatorëve./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme