Shtyhet përsëri gjyqi i Vehbi Alimuçës ( 1 Nëntor 1999)


Shtyhet përsëri gjyqi i Vehbi Alimuçës ( 1 Nëntor 1999)

08:58 01/11/1999

Shtyhet sërish seanca gjyqësore e Vehbi Alimuçës. Mungesa e dëshmitarëve të akuzës ka lënë pa u zhvilluar kjo seancë ndaj ish bosit të VEFA-s. Më kot kanë pritur gjyqtarët por dhe vetë Alimuça i ulur në bankën e të akuzuarve. Asnjë nga dëshmitarët dhe pse të thirrur nga prokurori Gjoni nuk e kanë kaluar sot pragun në sallën e gjyqit.

Prokurori i çeshtjes Ajaz Gjeta ka akuzuar dhe togën e shoqërimit për mossjelljen qoftë dhe me forcë të dëshmitarëve. Ndërsa policët e togës janë mbrojtur duke thënë se dëshmitarët e lajmëruar nga ata vetë kanë konfirmuar ardhjen e tyre pa nevojën e forcës. Megjithatë dhe sot asgjë e re nuk doli në dritë dhe pse akuza afroi gjithnjë e më shumë datën e skadimit të masës së sigurisë në burg për Vehbi Alimuçën. Mungesa e dëshmitarëve po e zvarrit këtë proces./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj






Të ngjashme