Shtëpia e Kulturës Përmet ( 1 Nentor 1999)
Shtëpi Kulture apo kishë falëse? Kjo është dilema e pushtetarëve të Përmetit dhe shqetësimi i qytetarëve. Ka dy vite që nuk funksionon asnjëra prej tyre dhe po kaq vite që këto dy institucione njëra fetare dhe njëra kulturore gjenden në konflikt gjyqësor në komisionin e kthimit dhe kompesimit të pronave.
Gjykata e Përmetit e ka përcjellë në Gjykatën e Faktit Gjirokastër ku procesi po gjykohet dhe akoma nuk është zgjidhur. Kjo Gjykatë ka marrë në administrim dokumentacionin që hedh dritë mbi ndërtimin nga themeli të Shtëpisë së Kulturës “Naim Frashëri”, e vetmja shtëpi kulture në qytetin e Përmetit. Gjykata e Lartë, Ministria e Drejtësisë, janë njohur me këtë problem por nuk e kanë shqyrtuar ende kërkesën e bërë nga Qendra Kulturore Përmet.
Këto ankesa do të shqyrtohen me dokumenta arkivore, autentike të kësaj shtëpie kulturore. Te verteten fillestare te ndertimeve ne kete zone e dine mire edhe permetaret të cilët do të vazhdojnë të mos kenë një qendër kulturore deri në moszgjidhjen e konfliktit./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti