Djali i kërkon ta takojë, Liam Payne: Më bëri të qaj

Mandatory Credit: Photo by David Fisher/REX/Shutterstock (5675095bd) Cheryl and Liam Payne Global Gift Gala, Four Seasons Hotel, Paris, France - 09 May 2016 Global Gift Foundation is a philanthropic nonprofit organization whose main objective is to create a positive impact for women, children and families who live in a situation of need.

Djali i kërkon ta takojë, Liam Payne: Më bëri të qaj

19:30 11/05/2020

Këngëtari Liam Payne përmes një postimi në rrjetin e tij social Instagram ndau me fansat një video, ku tregon sa e vështirë ka qenë gjithë kjo kohë izolimi për të.

Ai tregon se e ka shumë të vështirë të qëndrojë larg djalit të tij. Liam shprehet se përmes “Facetime”, ai ka mundur ta shohë atë teksa rritet, por nuk mund ta përqafojë.

“Ka qenë e vështirë që të jem larg djalit tim. Në “FaceTime” kam pasur gjithçka prej tij, hedhjet në një trampolinë, lojërat”.

Por Bear është vetëm 3 vjeç dhe ai nuk arrin të kuptojë pse nuk mund të takojë babain e tij. Fjalët e vogëlushit e kanë prekur këngëtarin dhe e ka bërë atë të qajë.

Ai më tha: Unë të dua ty këtu babi. Më bëri të qaj”, shprehet Payne në videon e tij.

Pas lindjes së Bear, Cheryl dhe Liam i dhanë fund lidhjes së tyre./tvklan.al






Të ngjashme