Enti Kombëtar i Banesave (5 Nëntor 1999)


Enti Kombëtar i Banesave (5 Nëntor 1999)

12:32 05/11/1999

1800 apartamente të shitura këtë vit nga Enti Kombëtar i Banesave shifër kjo e barabartë me shitjet e bëra gjatë 4 viteve. Por treguesit financiarë përveç këtyre arritjeve të Entit Kombëtar këtij institucioni i kanë sjellë 30 milionë lekë fitim. Viti i parë që shënon këtë fenomen pasi i kaluari ishte një vit që solli veç humbje. Shlyerja e kredisë së parë Bankës Botërore bën që kjo bankë të rikonsiderojë qëndrimin e saj për të ndihmuar Shqipërinë edhe me kredinë e dytë për kategori emergjente të të pastrehëve dhe asaj pjese që ka humbur shtëpinë në firmat piramidale.

Është miratuar projekti nga Komuniteti Europian, Fondi Social i Zhvillimit me negociata të Ministrisë së Bashkëpunimit Ekonomik të cilat japin kredinë 15 milion euro të destinuar për të pastrehët. Por ajo që ndiqet me interes nga popullsia është se sa efektive bëhet për ta kredia greke e strehimit. Roland Olli, drejtor i Entit Kombëtar të Banesave sqaron:

Roland Olli: Ne parashikojmë që brenda datës 20 Nëntor të mbledhim Komitetin e Përbashkët teknik greko-shqiptar për të miratuar procedurat e para për blerjen e banesave. Pra i përmbahemi gjithmonë asaj deklarate që viti 1999 do t’i gjejë familjet që kanë humbur banesat e tyre me shtëpiat e para. Synohet që brenda këtij viti ne të kompletojmë procedurat për blerjen e 300 apartamenteve nga tregu i lirë që do të destinohen për familjet që humbën banesat në firmat piramidale. Nga ana tjetër është bërë një progres i konsiderueshëm në lidhje me sheshet e ndërtimit pasi siç dihet kredia ka dy drejtime, kredia greke ka blerje banesash nga tregu i lirë dhe ndërtim banesash. Po punojmë që fundi i vitit të na hapi dhe prokurimet për fillimin e punimeve të ndërtimit.

Pra i bie që veç një pjesë e disa zonave do të hyjnë në apartamentet që do të blihen në fund të këtij viti ndërsa pjesa tjetër e të humburve të këtyre shtëpive në fund të vitit 2000./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme