Europa çlirohet nga masat e rënda
Rihapet shumica e bizneseve, hapen bare e restorante
Pas rreth 2 muajsh masa të ashpra bllokuese për frenimin e përhapjes së koronavirusit, qytetarët e vendeve europiane nisën të lëvizin lirisht nëpër qytete. Nën masa rigoroze të distancimit social, qytetarët e Milanos u lejuan të kryenin blerjet, jo vetëm në në tregje të hapura e qendra tregtare.
Qytetarët, automjetet dhe transporti publik u rikthyen në rrugët e shkretuara prej disa javës, teksa pjesa më e madhe e bizneseve janë rihapur. Pjesa më e madhe e qytetarëve u rikthyen në punë edhe në Francë, ku u lejua hapja e shumë bizneseve mes të cilëve edhe parukeritë. Për të ruajtur distancën sociale, qytetarët u lejuan të ulen vetëm në vende të përcaktuara në mjetet e transportit publik.
Në Madrid u rihapën kategori të ndryshme dyqanesh ku duhen përdorur xhama plastikë për ruajtjen e distancës mes klientëve, ndërsa tavolinat e bareve dhe restoranteve duhet të ruajnë distanca deri në 3 metra nga njëra-tjetra.
Shkollat u hapën në Zvicër e Danimarkë. Ndërsa kryeministri Boris Xhonson shpalosi planin për rikthimin në punë të pjesës më të madhe të punonjësve britanikë, kryesisht me maska të qepura vetë, në mënyrë që në spitale të mos ketë mungesa të tyre.
Tv Klan