Parlament, programi i Qeverisë Meta – (4 Nëntor 1999)


Parlament, programi i Qeverisë Meta – (4 Nëntor 1999)

23:18 04/11/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Kabineti i ri Qeveritar Meta ka sjellë sot paradite në Parlament materialin e plotë prej 40 faqesh të programit të ri qeveritar. Sipas këtij programi koalicioni Aleanca për Shtetin ka luajtur me dinjitet atdhetar rolin si forcë qeverisëse përsa i përket çështjes kombëtare. Ka ndërmarrë aksione konkrete ndaj elementëve të inkriminuar dhe bandave kriminale të Pranverës ’97.

Ky koalicion synon të fitojë zgjedhjet lokale në Pranverë dhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2001 të fitojë një tjetër mandat për të qeverisur Shqiperinë. Kabineti Meta nuk lindi pas një krize institucionale thuhet në këtë program por u bekua nga Presidenti Mejdani si Qeveri e Paktit të Stabilitetit.

Në luftën kundër korrupsionit parashikohet rishikimi i planit anti-korrupsion në përcaktimin e afateve dhe në përfshirje edhe të opozitës në këtë proces. Qeveria do të hartoj kodin elektoral, ligjin për ndarjen administrative e territorial të Shqipërisë si dhe rregjistrimin e plotë të zgjedhësve. Në dy vitet e ardhshme do të kryet privatizimi i sektorëve strategjik të ekonomisë, rritja ekonomike me 8% dhe ulja e inflacionit me 3%.

Pakti i Stabilitetit në këtë program përcaktohet si sfidë jo vetëm për Kabinetin Meta por për të gjithë shoqërinë shqiptare. Në paraqitjen e Kabinetit të ri Qeveritar para Parlamentit, Kryeministri Meta në dallim nga dekretimi i Presidentit Mejdani në renditjen e Ministrave pas emrave të Kryeminsitrit dhe Zv/Kryeministres Çeço, figuron emri i Ministrit të Shtetit Preç Zogaj i pasuar nga lista e plotë e 17 Ministrave që kërkojnë votbesimin e deputetëve./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme