Fatos Nano, intervistë (7 Nëntor 1999)


Fatos Nano, intervistë (7 Nëntor 1999)

11:21 07/11/1999

Socialistët realizojnë një ndër objektivat themelore të programit të tyre politik, anëtarësimin me të drejta të plota në Internacionalen Socialiste. Para nisjes për në Paris Kryetari Nano u shpreh:

Fatos Nano: Është një moment që na jep frytet e një investimi politik të kësaj dekade dhe që normalisht shënon hapjen e një etape të re në të cilën duke funksionuar brenda Internacionales Socialiste si parti që rreshtohet përkrah partive të tjera të Europës dhe të kontinenteve të tjera por veçanërisht nënvizoj Europën ku e majta është në pushtet në pjesën dërrmuese të vendeve të Bashkimit Europian na jep mundësi që të zgjerojmë dhe kontaktet dhe shkëmbimin e ideve dhe të përpunojmë programe të përbashkëta që procesi i integrimit europian të Shqipërisë të përshpejtohet dhe të jetë më i qartë, më i shpejtë.

Gazetari: Zonja Dade kishte propozuar që dhe zoti Majko të përfaqësohej në Internacionale. Ishte mosdëshira e tij apo ndonjë arsye tjetër që nuk është zoti Majko në Paris?

Fatos Nano: Këto janë kontakte dhe marrëdhënie institucionale. Është përfaqësimi i partisë në nivelin e kryetarit e sekretarit ndërkombëtar në një Kongres të Internacionales Socialiste. Zoti Majko do të gëzohet si gjithë socialistët e tjerë, pak më shumë se socialistët e tjerë se dhe ai ka investuar për këtë ditë dhe ne jemi të gjithë në Internacionale në kongresin e nesërm./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme