Gjykata Kushtetuese dhe vendimet e saj (8 Nëntor 1999)
Gjykata Kushtetuese ka shtyrë për një afat të papërcaktuar vendimin për kushtetueshmërinë e ekzistencës së dënimit me vdekje në ligjet shqiptare. Vendimi i formës së prerë i këtij organizmi i planifikuar për ditën e enjte do të plotësonte kërkesën ultimative të Këshillit të Europës ndaj Shqipërisë. Në këmbim të heqjes së dënimit me vdekje është ofruar nga njerëzit e gjyqësorit dënimi me burgim të përjetshëm.
Heqja e dënimit me vdekje është njëkohësisht një vendim politik që duhet të sanksionohet edhe nga Parlamenti Shqiptar. Ekspertë të Komisionit të Venecias kanë diskutuar sot me numrin 1 te Gjykatës Kushtetuese Fehmi Abdiu dhe anëtarë të kësaj gjykatë për projektligjin e ri për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese.
Miratimi i këtij projektligji do t’i japë zgjidhje problemit të ekzekutimit të vendimeve të formës së prerë të kësaj gjykate dhe botimit në fletoren zyrtare të akteve ligjore para zbatimit të tyre nga ekzektutivi. Anëtarët e kësaj gjykate kanë mandat 1 vjeçar, mandat që hiqet kur ata dënohen për krime të rënda, mungojnë për arsye 6 muaj në detyrë dhe mbushin moshën 70 vjeç.
Presidenti me pëlqimin e kuvendit emëron një gjyqtar të ri për Gjykatën Kushtetuese. Vendimet hyjnë në fuqi ditën e botimit në fletoren zyrtare. Brenda 6 muajve të paraqitjes së një kërkese Gjykata Kushtetuese jep vendim ndaj shkelësve të ligjit. Gjykata Kushtetuese mund të shfuqizojë veprimtarinë e një partie politike. Për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Gjykata Kushtetuese vihet në lëvizje nga Kuvendi nga një kërkesë e jo më pak se 1/5 të deputetëve ose të partive politike nëse ai bën shkelje të rënda të Kushtetutës.
Personat që nuk zbatojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese dënohen me gjobë deri në 100 mijë lekë. Çdo organ shtetëror, person fizik apo juridik, detyrohet të japë Gjykatës Kushtetuese të dhënat e njoftime ndërsa vendimet e saj janë të zbatueshme për të gjithë./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame