Shtohen mashtruesit e vizave false (8 Nëntor 1999)
Shtohen mashtruesit e vizave dhe njëkohësisht viktimat e tyre. rradhët e njerëzve që presin të marrin vizat në ambasadat e huaja në Tiranë dhe në një ditë shiu si kjo e sotmja. Pikërisht pranë këtyre njerëzve që hallet e tyre presin ti zgjidhin me një vizë të huaj, çdo ditë afrohen disa të tjerë të cilët duan të bëjnë biznes dhe në këtë fushë. Të ashtuquajturit njerëz brenda ambasadave u premtojnë hallexhinjve që duan vizë që në këmbim të një shume parash ua sigurojnë atë brenda disa ditëve.
Policia kundër krimit ekonomik e kryeqytetit dje ka arrestuar një 40 vjeçar që i kishte marrë dy personave 670 mijë dhrahmi duke u premtuar atyre dy viza greke. Por pas marrjes së lekëve 40 vjeçari nuk duket më dhe vetëm pas kësaj dy viktimat e denoncojnë mashtruesin e tyre. Tregu i zi i vizave është shndërruar në rrugën më të shkurtër të sigurimit të tyre. Rrugë që përfundon ose në mashtrimin e vizëkërkuesve ose e marrjen e vizave false.
Rasti më flagrant i arrestimit nga policia i mashtruesve të vizave ishte ai i të mbiquajturit ministër i emigracionit të cilit iu kapën 28 vula policie dhe qindra dokumente të falsifikuara./tvklan.al
Gazetar: Eduart Frangaj