Hajdaraga marreveshja për mbetjet toksike të ushtrisë – (9 Nëntor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
1.5 milion dollarë nga Qeveria Zvicerane për shkatërrimin e mbetjeve toksike të Ushtrisë Shqiptare. Sot pasdite është nënshkruar marrëveshja mes Ministrit të Mbrojtjes Luan Hajdaraga dhe Ambasadorit Zviceran Tomas Feler. Sipas marreveshjes do të ndërtohet në Brar të Tiranës një impiant modern i cili do të bëjë të mundur eliminimin total të gjitha mbetjeve kimike dhe toksike në posedim të Ushtrisë Shqiptare.
Aktualisht këto mbëtje janë të magazinuara në regjimentin e mbrojtjes nga armët e shkaterrimit në masë në fshatin Brar. Është zgjedhur pikërisht kjo pikë për të evituar transportin e shpeshtë të këtyre lëndëve helmuese. Në trazirat e muajve Mars-Qershor të vitit 1997 përveç rrëmbimit të armëve u bë e mundur edhe grabitja e shumë lëndëve helmuese ushtarake.
Mbledhja dhe shkatërrimi i tyre në këtë impiant do të bëjë të mundur një ulje në masë të rrezikshmërisë së intoksikimit të popullsisë./tvklan.al