Sport vendi, futboll (11 Nëntor 1999)


Sport vendi, futboll (11 Nëntor 1999)

13:49 11/11/1999

Në takimin ndërmjet Dinamos dhe Lushnjes që do të luhet nesër në Kryeqytet do të fillojë java e 8-të e kampionatit kombëtar të futbollit për kategorinë e parë. Ekipi i Dinamos vjen në këtë takim pas 4 pikëve të marra në dy javët e fundit por me një renditje jo të mirë në vendin e 13-të dhe me 6 pikë në renditje, ndërsa ekipi i Lushnjes në vendin e 5 me 11 pikë. Ekipi i Lushnjes do të drejtohet nga shkodrani Dedja pas fitores të fituar me gjirokastritët në Lushnje me rezultatin 1-0.

Interes paraqesin dhe takimet Elbasani-Bylis. Elbasani në vendin e 5 me 10 pikë ndërsa Bylis në vendin e 3 me 13 pikë. Skënderbeu-Teuta. Ekipi i Skënderbeut në vendin e 9 me 7 pikë ndërsa ekipi i Teutës kryeson në krye me 15 pikë. Vllaznia në vendin 10 me 7 pikë ndërsa ekipi i Tomorrit në vendin e dytë me 15 pikë.

Gjyqtarët e kësaj janë janë: Dinam-Lushnja Myrteza Hallkja, Elbasani-Bylis Enver Meçe, Shqiponja-Apolonia Ylli Cufe, Tirana-Shkumbini Sazan Velçani, Flamurtari -Partizani Zeqir Kolgjini, Vllaznia-Tomorri Ilir Kristo dhe Skënderbeu-Teura Bujar Pregja./tvklan.al






Të ngjashme