Furer, shpallet Qytetar Nderi i Tiranës (12 Nëntor 1999)


Furer, shpallet Qytetar Nderi i Tiranës (12 Nëntor 1999)

14:03 12/11/1999

Hans Peter Furer, Drejtori i Përgjithshëm i Çeshtjeve Politike të Këshillit të Europës nën tingujt e himnit europian e ka parë veten sot “Qytetar Nderi i Tiranës”. Ceremonia është zhvillur në Muzeun Historik Kombëtar. Kanë evidentuar vlerat europiane të zviceranit Furer, Nënkryetari i Parlamentit Namik Dokle, Kryebashkiaku Brojka, numri një i Këshillit të Europës në Tiranë Rein Akan si dhe ministra e deputetë.

Ne kemi kuptuar shtëpia e familjes europiane për shumë njerëz në Shqipëri theksoi Furer akoma nuk duket mjaft e përshtatshme dhe e rehatshme. Shqiptarët nuk duhet t’i nënshtrohen idesë se Europa nënkupton vetëm para. Nuk duhet të lejojmë që popujt dhe shoqëritë tona të dëmtohen apo dhe të shkatërrohen nga qëndrimi i mendjeve vetëm tek paratë dhe ekonomia.

Më shumë se një Pakt Stabiliteti Shqipëria meriton të hyjë në një pakt integrimi europian, theksoi Furer. Qeveritë, parlamentet si dhe partitë në pushtet janë me të drejtë lojtarë të së njëjtës lojë. Në një demokraci theksoi ai, kundërshtarët nuk janë armiq por të lidhur deri diku edhe në mënyrë miqësore për të bërë të mundur që të ndajnë përgjegjësitë për një funksionim të duhur të institucioneve demokratike.

Është e një rëndësie mjaft të madhe theksoi Furer që këto institucione të bojkotohen nga të tjerët. Institucionet demokratike duhet të forcohen dhe të funksionojnë në mënyrën e duhur e të pa influencuara nga ndryshimet në Qeverinë e ditës. Ky është objektivi që ka përshkuar përpjekjet e vazhdueshme për bashkëpunim midis Shqipërisë dhe Këshillit të Europës, si dhe me OSBE-në, Komisionin Europian dhe të tjera, theksoi Furer. Emrave të shquar të qytetarëve të nderit të Tiranës i shtohet dhe një emër i ri./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme