Arrestohet dëshmitari i Vehbi Alimuçës (12 Nëntor 1999)
Arrestohet në sallën e gjyqit dëshmitari i procesit ndaj Vehbi Alimuçës. Osman Kushta ish piloti i helikopterit të kompanisë VEFA para një viti sipas Prokurorit Gjeta kishte dëshmuar se gjatë trazirave të ’97-ës me urdhër të shefit të tij kishte patrulluar në Jug të Shqipërisë bashkë me punonjës të Ministrisë së Rendit në bord. Urdhërat i merrnim nga ish zëvëndësministër i Brendshëm Agim Shehu ka dëshmuar ai.
Ndërsa sot i thirrur nga akuza për të ridëshmuar Osman Kushta nuk i ka pranuar ato që kishte thënë para një viti. Duke i treguar procesverbalin e dëshmisë së tij, Gjyqtari Gjin Gjoni e ka pyetur tre herë pasi në fund ishte firma e tij, por ai ka thënë se firma është e imja por dëshmia jo. Prokurori i çeshtjes ka firmosur në vend fletë arrestin ndaj Kushtës me akuzën dëshmi të rreme dhe pas kësaj Kushta shoqërohet nga policët në një zyrë të Gjykatës dhe më pas dërgohet në qelitë e burgut 313.
Kanë dëshmuar dhe ekspertët ekonomikë të Prokurorisë dhe ish punonjës të VEFA Holding. Ka dëshmuar dhe ish drejtori Pëllumb Dervishi rreth një kontrate të lidhur mes Sali Muçës dhe një shtetasi italian për blerjen e një banke nga ky i fundit, dëshmi që mbrojtja dhe Alimuça nuk e kanë pranuar pasi dëshmitari nuk ka qënë prezent në atë takim./tvklan.al
Gazetar: Eduart Frangaj