Takimi i Metës me Georgevskin në Kapshticë (12 Nëntor 1999)
Sot në mesditë në pikën kufitare të Kapshticës në Korçë, ka shkuar Kryeministri Ilir Meta i shoqëruar nga Ministrja e Transporteve Shuli ku kanë takuar Kryeministrin Maqedonas Georgievski. Inagurimi i fillimit të punimeve për rehabilitimin dhe ndërtimin e rrugës Kapshticë-Korçë, seksioni i Korridorit 8, ka qënë shkaku i vajtjes së Kryeministrit atje. Meta ka takuar banorë, përfaqësues të pushtetit lokal, përfaqësues të firmës maqedonase të ndërtimit të rrugës së re.
Pas mbërritjes së Metës ka mbërritur dhe Georgievski i shoqëruar nga Xhevdet Nasufi dhe Ministri i Ndërtimit Kadievski. Një takim i ngrohtë mes dy Kryeministrave. Në fjalën e tij Meta tha se në përgjithësi ka shprehur rezerva për firmat e tjera ndërtuese të Koridorit për shkak të vonesave. Tjetër mendim kam për firmën që po ndërton këtë segment, tha Meta.
Më pas dy Kryeministrat kanë hedhur lopatat e para me zhavor duke zyrtarizuar dhe nisjen e punimeve të rrugës së re. Më pas dy Kryeministrat janë nisur për në Korçë ku kanë biseduar në Prefekturën e këtij rrethi. Të dy Kryeministrat u shprehëm të gatshem që angazhimi i Qeverive të tyre mbi Paktin e Stabilitetit në Ballkan të bëhet realitet. Pas takimit Kryeministrat dhanë një konferencë për shtyp.
Marrëdhëniet shqiptaro-maqedonase tashmë kanë hyrë në një nivel të ri që ka të bëje me lançimin e Paktit të Stabilitetit dhe ne jemi të vendosur t’i shkojmë deri në fund këtij misioni, u shpreh Kryeministri Meta. Kryeministri Maqedonas vlerësoi si të një niveli shumë të lartë marrëdhëniet mes dy vendeve tona./tvklan.al
Gazetar: Eduart Frangaj