Durrës, kapen klandestinët – (15 Nëntor 1999)


Durrës, kapen klandestinët – (15 Nëntor 1999)

20:35 15/11/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Durrësi zëvenëson Vlorën për pikënisjen e klandestinëve drejt Italisë. Qyteti portual më i madh i vendit, Durrësi tashmë pret çdo ditë ata të cilët plani për t’ju hipur skafeve në Vlorë u dështon. Duke shpresuar se në Durrës do ta kenë më të lehtë shtetas vendas por dhe të huaj mbushin hotelet e plazhit për të pritur momentin për të kaluar Adriatikun.

Pas kontrolleve të shumta të policisë Vlonjate dhe një farë bllokimi të klandestineve atje tashmë dhe policia Durrsake është vënë në lëvizje për të bërë të njëjtën gjë. Dje policia e Durrësit ka mundur të arrestojë dy të rinj elbasanas që shoqëronin dy shtetase moldave dhe një rumune. Të rinjtë po bëheshin gati të përcillnin tre lindorët për në Itali ku do ushtronin profesionin e prostitutës për llogari të tyre.

Në polici, tre të rejat nga Moldavia e Rumania kanë pranuar se dy protektorët e tyre i kanë rrahur e përdhunuar gjatë izolimit në një shtëpi durrsake./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj






Të ngjashme