Gjyqi i Leka Zogut – (15 Nëntor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Leka Zogu është i pafajshëm. Në Gjykatën e Tiranës sot ka folur mbrojtja e pretendentit për fronin mbretëror. Leka Zogu, tha sot avokati i tij Vladimir Gërmenji është një nga figurat e ndritura të kombit dhe kurrsesi nuk do t’i drejtonte armët institucioneve të vendit të tij.
Me 4 Korrik, Leka Zogu ishte në shesh sepse e kërkoi populli dhe vota e vjedhur, ka vazhduar avokati i tij. Dy klientet e mi, Leka Zogu dhe Abedin Mulosmani, tha para gjyqtarit Micko, avokati i kanë bërë thirrje protestuesve të përmbahen dhe çdo gjë të zgjidhet pa probleme. Janë të tjerë ata që donin ta shfrytëzonin atë dhe mitingun e tij, tha avokati Gërmenji.
Sipas avokatit Gërmenji nuk ka prova të tregojnë se Leka ishte atë ditë i armatosur. Leka Zogu pas pretencës së prokurorit Çekrezi disa ditë më parë akuzohet për kryengritje me armë kundër institucioneve shtetërore dhe përmbysje të rendit kushtetues.
Ditën e 4 Korrikut ‘97, ngjarje ku pati dhe një të vdekur si dhe armëmbajtje pa leje dhe për të u kërkua burg i përjetshëm. Pas marshimit të legalistëve me në krye Leka Zogun nga sheshi “Skënderbej” tek Pallati i Kongreseve, në një moment shkëmbimi zjarri vdiq i riu Agim Gjonpalaj. Pas mbrojtjes së avokatit Gërmenji, vendimi i gjyqtarit Micko mbi dënimin apo jo të Leka Zogut do te vendoset pas një jave./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj