Banka Amerikane e Shqipërisë – (16 Nëntor 1999)


Banka Amerikane e Shqipërisë – (16 Nëntor 1999)

23:11 16/11/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Starton sot zyrtarisht punën Banka Amerikane e Shqipërisë. Megjithse aktiviteti i saj ka nisur një vit më parë ai është frenuar pasi puna praktike e kësaj Banke përkoi me uljen e nivelit të përfaqësimit amerikan në Shqipëri si pasojë e kërcënimeve të terroristëve islamike.

Qeveria Amerikane dhuroi kapitalin nëpërmjet një ndihme prej 30 milion dollarësh, kapital i cili pas një viti funksionim të Bankës Amerikane të Shqipërisë, ka arritur në 4.7 milion dollarë. Statusi i kësaj banke përfshihet në atë të Bankave Tregtare, duke ofruar të gjitha shërbimet për klientët shqiptar dhe të huaj.

Ajo zotërohet plotësisht nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i ndërmarrjeve dhe është regjistruar si korporatë private jo politike, jo fitimprurese në mbështetje të aktit të demokracisë së vendeve Eurolindore më 1989. Inagurimi i Bankës Amerikane të Shqipërisë ku kanë marrë pjesë autoritetet më të larta të shtetit dhe politikës shqiptare, tregon rikthimin në normalitet të vendit tonë për punën e investitorëve të fuqishëm perëndimor./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme