PD Jemin Gjana për KESH – (15 Nëntor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Demokratët kanë reaguar sot ashpër ndaj situatës së rëndë elektro energjitike të krijuar në vend. Sipas Nënkryetarit të PD, Jemin Gjana kjo situatë është dëshmi e papërgjegjshmërisë së qeverisjes socialiste dhe rezultat i grabitjes së qindra milionë dollarëve nga pushtetarët e sotëm.
Partia Demokratike ka evidentuar se kjo gjendje është rezultat i politikës korruptive të kabineteve socialiste ndaj këtij sektori të ekonomisë. Nënkryetari demokrat Jemin Gjana ka radhitur disa nga arsyet kryesore që sipas tij çuan në gjendjen aktuale. Për më tepër vijoi Gjana, që qeveritarë të ndryshëm të lidhur me biznese private kanë sabotuar investime në sektorin elektro energjitik dhe trajtimin e KESH-it si një sektor që vetem duhet vjelur dhe vjedhur.
Shqipëria po zhytet në errësirë dhe shqiptarët nuk e meritojnë një situatë të tillë përveç atyre që janë sot në qeverisjen e vendit ka përfunduar Gjana./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego