Stërvitja e policëve shqiptar nga misioni turk – (16 Nëntor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Qendra kordinuese e misionit turk e caktuar për trajnimin e specialistëve shqiptarë për ruajtjen dhe sigurimin e personaliteteve përfundon sot misionin e saj. Pas 8 javësh stërvitje dhe trajnim të 15 kursantëve ata diplomohen sot. Tre ishin qëllimet kryesore që kanë këmbëngulur turqit; Disiplina formale dhe e detyruar, më e rëndësishmja pë një ushtarak. Sjellja dhe veprimi, si dhe përgatitja në temat e qitjes për ruajtje dhe sigurim të personalitetetve të larta.
Përpara marrjes së diplomës janë demonstruar hyrja në banesë e personalitetit, shoqërimi i tij dhe pritja që i bëhej para saj nga simpatizantë ku mes turmës gjendej dhe atentatori. Është praktikuar dhe zbritja alpinistike nga banesa. Më e veçanta në këtë stërvitje është qitje besuese, siguruese në raste të operacioneve terroristike e cila praktikohet për herë të parë. Në asnjë forcë të armatosur, polici dhe ushtri, nuk është demonstruar ndonjëherë.
Një qitje e cila evidenton dy lloj përgatitjesh teknike dhe psikologjike. Pesë persona pranë objektivave dhe pesë të tjerë në vijën e zjarrit, të cilët kanë treguar përgatitje në shkallë të lartë të efektivit të shoqërimit, të aftë për të mbrojtur një personalitet./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti