Zhoze Kutiliero takim me Ministrin e Mbrojtjes Hajdaraga (13 Nëntor 1999)


Zhoze Kutiliero takim me Ministrin e Mbrojtjes Hajdaraga (13 Nëntor 1999)

13:06 13/11/1999

Bashkëpunimi nëpërmjet Policisë Shqiptare dhe Bashkimit Europiano Perëndimor vlerësohet edhe një herë më shumë sot me vizitën e Sekretarit të Përgjithshëm të BEP-it, Zhoze Kutiliero me Ministrin e Mbrojtjes Luan Hajdaraga. Një bashkëpunim mjaft korrekt i BEP-it që falenderohet nga pala shqiptare për gadishmërinë dhe asistencën e dhënë organeve tona të rendit.

Ministri Hajdaraga është ndalur në ligjin për policinë e shtetit që pritet të kalojë së shpejti në Parlament, ligj ky që ka për qëllimin ndarjen e policisë nga politika për ta kthyer atë vetëm në shërbim të ligjit. Hajdaraga e ka siguruar se siguria në vend është në rritje. Ministria e Mbrojtjes ka kontakte të vazhdueshme me Misionin MAPE.

Kutiliero është takuar sot dhe me Kryeministrin Meta, ku është diskutuar bashkëpunimi dhe është nënvizuar puna që po bëhet nga policia shqiptare jo vetëm për luftën kundër krimit por edhe për pastrimin e radhëve të saj nga persona të paaftë e të korruptuar. Kutiliero është shprehur për inkurajimin e marrë e cila i detyron për të vazhduar më tej bashkëpunimin, ndërsa politika e ndjekur në këtë drejtim është një garanci për të ardhmen, është shprehur Kutiliero./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme