Mbledhje e Këshillit Bashkiak – (19 Nëntor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Mungesa e dritave në familjet kryeqytetase duket se nuk mbështetet nga ndriçimi rrugor, i cili rezulton më i përmirësuari në krahasim me ndriçimin e qyteteve të tjera. Ky ndriçim i jashtëm është diskutuar sot në Këshillin Bashkiak ku Ndërmarrja e Ndriçimit Publik për Tiranën, përveç ndriçimit rrugor në qendër has dhe tregon problemet me të cilat ai përballet.
Fondet e dhëna nga Bashkia kanë qenë të pamjaftueshme, por të rritura nga viti në vit. Nga ana e Bashkisë është vënë si detyrë përmiresimi i gjendjes teknike të semaforëve të paktën në rreeth 20 kryqezime rrugësh. Një tjetër problem për këtë është vendosja e reklamave me ose pa leje që mbingarkojnë rrjetin.
Shqetësim që është diskutuar sot është taksa e pastrimit që nuk mblidhet rregullisht nga ndërmarrja elektrike e caktuar me ligj, veç familjarëve ju mblidhet ndërsa firmave jo. Në këtë mbledhje janë dëgjuar ankesat e qytetarëve mbi dhënien e lejeve të ndërtimit nga Këshilli i Rregullim Territorit./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti