Sport vendi, Java 8 (13 Nëntor 1999)
Kampionët e Tiranës, Partizani, Dinamo, Elbasani e Vllaznia janë protagonistët e javës 8-të. Me fitoret e arritura ata kanë bërë ngjitje të ndjeshme në shkallët e renditjes. Pesë fitore, një i arritur nga Partizani jashtë fushës së tij në Vlorë, dy barazime me rrjeta të paprekura është bilanci i javës 8-të. Numri i golave nuk po e kalon shifrën 15. Më shumë gola në stadiumin “Qemal Stafa” dhe në Elbasan.
Takimet e kësaj jave kanë nisur të shtunën me takimin Dinamo-Lushnja, në stadiumin Selman Stërmasi, me dy golat e shënuar nga Ymeri në fundin e pjesës së parë, Dinamo do të marrë një 3 pikësh të vlefshëm duke u spostuar nga vendi i 13-të në vendin e 10-të. 4 gola në Elbasan dhe në takimin Elbasani-Bylis. Vendasit e sigurojnë fitoren që në pjesën e parë me autorë të golave Grabofsha, Osmani dhe Grabocka.
Në Gjirokastër Shqiponja-Apolonia 0-0. Mundësia e lojtarëve për të kaluar në avantazh por pret portieri i Apolonisë. Flamurtari-Partizani 1-2. Çerçizi do të shënojë për flamurtarin në minutën e 35′. Vllaznia-Tomorri 1-0. Skënderbeu-Teuta do të përfundojë në barazim me rrjeta të paprekura. Tirana fiton ndaj Shkumbinit me rezultatin 3-1. Në krye të renditjes së javës së 8-të është Teuta me 16 pikë.
Tirana në vendin e dytë me 15 pikë, Tomorri në vendin e tretë me 15 pikë, Bylis dhe Elbasani në vendin e pestë me nga 13 pikë. Ekipi i Lushnjes në vendin e 7-të me 11 pikë, Vllaznia në vendin e tetë me 10 pikë. Në vendin e 9-të dhe 10 Dinamo dhe Partizani me të njëjtën kuotë pikësh. Vendin e 11 dhe 12 Shkumbini dhe Skënderbeu me 8 pikë dhe vendin e 13 Flamurtari me 7 pikë dhe mbyll Apolonia me 4 pikë./tvklan.al