Gjyqi i Vehbi Alimuçës – (19 Nëntor 1999)


Gjyqi i Vehbi Alimuçës – (19 Nëntor 1999)

14:59 19/11/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Kërkohet lirimi i Vehbi Alimuçës. Këtë kërkesë e ka bërë në seancën e sotme pala mbrojtëse e kompanisë rentiere VEFA Holding, në Gjykatën e Faktit Tiranë. Kjo është motivuar me përfundimin e afatit të paraburgimit por trupi gjykues i kryesuar nga Gjin Gjoni e ka refuzuar.

Në seancat paraprake të çështjes prokurori Ajaz Gjeta kishte kërkuar ndryshimin e kryetarit të trupit gjykues. Në këtë mënyrë Alimuça do të qëndroj në qelitë e paraburgimit edhe një muaj më shumë nëse atij gjatë kësaj periudhe nuk i vërtetohen akuzat e ngritura për mashtrime në shuma të mëdha, krijim bandash të armatosura, etj.

Ndërkaq është vazhduar me paraqitjen e provave shkresore, mandat pagesa, për dhënie parash në shuma të ndryshme shumë personave, akte që përgjithësisht nuk janë kontestuar nga pala mbrojtëse, ndërkohë që Prokurori ka lexuar edhe një shkresë të dërguar nga nje prokuror zviceran.

Kjo shkresë fliste për një lidhje indirekte të Alimuçës me Hajdin Sejdinë për blerjen e disa aksioneve të një firme të këtij të fundit me një vlerë rreth 60 milion dollarë. Por ka qenë kjo shkresë që është kontestuar nga pala mbrojtëse./tvklan.al






Të ngjashme