Butros Gali vizitë në Universitetin e Tiranës (17 Nëntor 1999)
Sekretari i Përgjithshëm i Frankofonisë Botërore Butros Butros Gali e ka mbyllur vizitën e tij treditore e para në Shqipëri duke vizituar Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës. Gali shoqërohej në këtë vizitë nga Ambasadori i Francës në Tiranë, Patrik Krismo dhe drejtues të institucioneve franceze.
Në përbërje të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja frengjishtja krahas anglishtes zë vendin kryesor përsa i përket preferencës së studentëve. Që nga viti 1965 në auditoret e këtij universiteti qindra studentë duke asimiluar në niveë të lartë frengjishten, janë sot mësimdhënës, pedagogë, përkthyes, diplomatë e politikanë të njohur. Në gjuhën frënge aktualisht studiojnë 270 studentë shqiptarë. Kontribut në perfeksionimin e gjuhës frengë kanë dhënë në kotë vite dhe lektorë të ardhur nga Franca./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame