Ministria e Shëndetësisë dhe projektet me qeverinë italiane (17 Nëntor 1999)


Ministria e Shëndetësisë dhe projektet me qeverinë italiane (17 Nëntor 1999)

15:17 17/11/1999

Fillon në Shqipëri programi i vaksinimit kundër Hepatit B. Këtë e ka konfirmuar sot në një konferencë për shtyp, Ministri i Shëndetësisë Leonard Solis. Ky program financohet nga Qeveria Italiane dhe kap shifrën 600 milion lireta. Sipas Solis, programi do të kontrollojë dhe parandalojë epidemitë e Hepatitit B në Shqipëri nëpërmjet furnizimit me vaksina për vazhdimin e programit të promovuar nga Instituti i Shëndetit Publik për vaksinimin në rang kombëtar të popullatës.

Kjo tha Solis do të vazhdojë njëkohësisht dhe me fushatën informimit dhe sensibilizimit në rang kombëtar. Ky projekt ka theksuar Ambasadori Italian, Mario Bova do t’i shtohet projekteve të tjera të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë.Qeveria italiane ka mbështetur realizimin e një sërë programesh si ai kundër epidemisë së kolerës, kundër semundjeve diarike si dhe disa projekte në spitalin universitar të Tiranës dhe rrethe të tjera të vendit. /tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego






Të ngjashme