Republikanët për pronën – (20 Nëntor 1999)


Republikanët për pronën – (20 Nëntor 1999)

22:45 20/11/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Kthimi i pronës së trashëguar siç e parashikon Kushtetuta e votuar nuk është respektuar madje me dashje vetë shteti e shkel atë dhe vendi rrjedhimisht shkon drejt kaosit e anarkisë. Përveç republikanëve dhe Shoqata “Pronësi me Drejtesi” deklaron këto fakte të moszbatimit të Kushtetutës.

Sipas tyre Qeveria për interesa të saj nuk e ka zgjidhur problemin e pronësisë dhe kërkon në menyrë të njëanshme të vendosë fatin e pronës private. Projektligji duhet korrigjuar duke përcaktuar kush janë pronarët e vërtetë. Sipas Godos nuk mund të lihet e drejta e ministrave të shpronësojnë pronën në favor të të tretëve, vendas apo të huaj, pasi kështu është favorizuar vjedhja dhe korrupsioni që bëhet.

Vlera e shpronësimit duhet të përcaktohet nga vlera reale e tregut dhe jo nga kriteret e Këshillit të Ministrave. Shoqata “Pronësi dhe Drejtësi” dhe republikanët deklarojnë se janë kundër këtij projektligji, duke e konsideruar antikombëtar dhe Kushtetues./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme