KESH, situata aktuale (18 Nëntor 1999)
KESH nuk është një shoqëri që jep asistencë sociale me energji për njerëzit. Të gjithë duhet të kontribuojmë për të mos shpërdoruar energjinë elektrike. Këto janë fjalët e dala sot nga drejtori i ri KESH, Fahrudin Hoxha, i cili shpjegon gjendjen e vështirë në të cilën ndodhemi dhe vetë personalisht si kreu i KESH të gjejë mënyrat për të dalë me sa më pak probleme. Vetëm 6 milion kilovat orë prodhohet në të gjithë burimet e vendit dhe 5.6 kilovat energji importohet nga jashtë duke sjellë kështu një sasi 11 milion e gjysëm kilovat orësh që konsumohen, mjaft e reduktuar për popullsinë e shtuar dhe me komoditete.
Sipas llogaritjeve sasia maksimale që kërkohet për t’u harxhuar dhe për të plotësuar kërkesat është 18 kilovat orë në ditë. Pra KESH mbetet akoma i detyruar për të plotësuar maksimalen me mbi 30% të kilovatëve dhe nëqoftëse realizohet, sistemi ynë është i paaftë për të thithur këtë ngarkesë të domosdoshme për objektet kaq të shtuara.
E vetmja mundësi tani për tani është një pjesë prodhim vendi dhe pjesa tjetër e importuar derisa Hidrocentrali i Fierzës të vihet në punë pasi tani ai është bosh. Fierzës i duhen dhe 40 metra nivel uji që të fillojë nga puna. Sipas drejtorit Hoxha situata do të vazhdojë të jetë e vështirë ndaj duhet administrim i mirë i KESH-it. Vetëm 25 % paguajnë energji elektrike KESH-it ndaj ai nuk e përballon dot. KESH-i i kërkon ndihmë pushtetit lokal, policisë për përballimin e situatës.
Nëse zgjidhja për momentin është menduar ndërpritja paradite e energjisë elektrike dhe mos mungesa e saj në orët e errësirës, arrijmë të kursejm gjysëm milion kilovat çdo ditë derisa situata të normalizohet./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti