Tritan Shehu intervistë për përjashtimin e tij nga Partia Demokratike (18 Nëntor 1999)


Tritan Shehu intervistë për përjashtimin e tij nga Partia Demokratike (18 Nëntor 1999)

12:02 18/11/1999

Ne do të vazhdojmë të përfaqësojmë Partinë Demokratike në Parlament dhe kudo. Ka qënë kjo përgjigja e reformatorëve të kësaj partie pas vendimit të kryesisë për heqjen e këtij përfaqësimi, për shkak të pjesëmarrjes në seancën e debatit për votëbesimin e Qeverisë Meta.

Tritan Shehu: Ka një deklaratë e cila është shum spekulative, e cila nuk është e qartë në brendësinë e saj. Unë besoj që nuk është …. megjithatë dhe ashtu si është unë do të … të një deklarate me koncepte të vjetra, me koncepte frenuese, një deklaratë të them të drejtën jashtë kohe dhe tregon që ata që e kanë shkruajtur janë në një panik të veçantë, janë në një gjendje konfuzioni dhe nuk arrijnë dot as të pasqyrojnë qartë mendimin e tyre ose ndoshta kanë frikë të nxjerrin mendimet e tyre.

Sipas ish kryetarit demokrat Tritan Shehu me gjithë këcënimet të krerëve aktualë të Partisë Demokratike, lëvizja që ka nisur brenda saj nuk do të ndalet deri në demokratizimin e vërtetë të partisë.

Tritan Shehu: Unë jam në Partinë Demokratike, jam deputet i saj dhe po vazhdoj të luftoj dhe do të luftoj për demokratizimin e vetë Partisë Demokratike brenda saj. Gabojnë rëndë dhe do të vazhdojnë të gabojnë, jam i bindur, derisa ne ta korrigjojmë Partinë Demokratike. /tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego






Të ngjashme