Paralajmërime për protesta nga shoferët e autobusëve (18 Nëntor 1999)


Paralajmërime për protesta nga shoferët e autobusëve (18 Nëntor 1999)

12:10 18/11/1999

Shoferët e autobuzëve të linjave interurbane sot realizojnë protestën e tyre me parakalim gjatë gjithë Bulevardit qëndror ku ndodhen dhe institucionet kryesore shtetërore. Kërkesat e tyre janë reale të cilat i kanë prezantuar dhe kohë më parë duke pritur zgjidhjen e tyre.

Është zgjatur jashtë parashikimeve marrja e masave gjë e cila ka detyruar për pushtim të Bulevardit kryesor në mënyrë rikujtuese dhe bërje publike të kërkesave të tyre.Heqja e taksave dhe asnjë lloj lehtësie mbi to dhe amortizimi i makinave të tyre nga rrugët e pashtruara, si dhe problemi i furgoneve janë ato që këto shoferë kërkojnë me ngulm.

Shteti duhet të tregojë me të vërtetë që është shtet nëse ruan raporte të barabarta mes autobuzëve të licensuar dhe furgonëve që nuk figurojnë me një të tillë. Edhe këtë herë kjo protestë është paralajmëruar më tej shoferët do të ndërpresin pa afat qarkullimin e tyre nëpër rrethe./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme