Projektbuxheti i vititi 2000 (22 Nëntor 1999)


Projektbuxheti i vititi 2000 (22 Nëntor 1999)

14:44 22/11/1999

Projektbuxheti i vitit 2000 do të jetë buxheti i konsolidimit makro ekonomik dhe i financave publike. Kështu ka deklaruar sot Ministri i Financave Anastas Angjeli gjatë paraqitjes së projektit të buxhetit të shtetit në një takim të zgjeruar me Komisionin e Ekonomisë, Kryeparlamentarin Gjinushi e përfaqësues të komisioneve të ndryshme. Zbatimi i një politike fiskale tatimore doganore të matur që synon krijimin e hapësirave për investime dhe biznesin vendas do të jenë ndër pikat më prioritare të buxhetit të ri.

Sipas Angjelit synohet rritja e të ardhurave tatimore e doganore 23 %, rritja e rrogave e pensioneve 8 %, rritja e shpenzimeve për investime 33 % e të tjerë. Parashikohet ulja e deficitit buxhetor dhe huamarrjes së brendshme si dhe rritja e të ardhurave dhe investimeve për arsimin dhe shëndetësinë. Ndërkohë lufta kundër korrupsionit dhe kontrabandës është parë për projektbuxhetin 2000 si një mundësi për rritjen e të ardhurave tatimore doganore duke u zbatuar me përpikmëri legjislacioni financiar.

Pas diskutimit të sotëm projektbuxheti i vitit të ardhshëm do të shqyrtohet në komisione dhe grupe parlamentare për të kaluar me 12 Dhjetor në Parlament për të marrë miratimin e deputetëve./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego






Të ngjashme