Filiali Telekomit Tepelenë – (24 Nëntor 1999)


Filiali Telekomit Tepelenë – (24 Nëntor 1999)

11:56 24/11/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Qyteti i Tepelenës në vështirësi për sinjal telefonik. Në Tepelenë sistemi i amortizuar i shpërndarjes së energjisë elektrike dhe tensioni i ulët influencojnë në mbarëvajtjen e punës ne filialin e Telekomit të qytetit. Mungesa prej kohesh e një nënstacioni për qytetin e Tepelenës ka krijuar gjendjen aktuale.

Ky filial perballon këtë situatë me një motorr gjenerator autonom. Ndërkohë në qytetin e Memaliaj prej më shumë se dy javësh mungon fare sinjali telefonik. Sipas specialisteve shkak është bërë ndërprerja e energjisë elektrike dhe mungesa e një motorri gjenerator autonomi për 500 abonentët e këtij qyteti.

Albtelekomi ka premtuar për sjelljen e dy gjeneratoreve të rinj për këto dy pika. Specialistët e Telekomit të këtyre dy qyteteve presin ardhjen nga Tirana të dy grupeve baterish të fuqishme për centralet e Tepelenës e Memaliaj. Ndërtimi i nënstacionit të ri elektrik mbetet e vetmja zgjidhje e problem, pasi vetëm kështu do të bëhej i mundur furnizimi me energji të mjaftueshme për këto dy centrale telefonike./tvklan.al






Të ngjashme