Shqipëria në BE për Marrëveshjen e Asocimit – (24 Nëntor 1999)


Shqipëria në BE për Marrëveshjen e Asocimit – (24 Nëntor 1999)

12:31 24/11/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Shqipëria ka kaluar me sukses provimin e parë para Komisionit Europian të mbledhur sot paradite në Bruksel. Kolegji i 20 komisionerëve të BE ka votuar pro raportit të visibilitetit të paraqitur nga Qeveria Shqiptare. Është hedhur kështu hapi i parë në rrugën e bisedimeve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Asocimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Sipas deklaratave të shefit të diplomacisë shqiptare Paskal Milo, në muajt e parë të vitit 2000 do të nënshkruhet Marrëveshja e Asocimit të Shqipërisë me Europën e Bashkuar. Eksportet me vendet europiane zënë 92.5% të totalit të eksporteve shqiptare ndërsa importet 82.6%./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme