Parada ushtarake – (25 Nëntor 1999)


Parada ushtarake – (25 Nëntor 1999)

14:56 25/11/1999

Arkiva Lajme – Tv KLan 1999

Shqipëria e fund shekullit do ti rikujtoj festat e Nëntorit me një sërë aktivitetesh. Në programin e përgatitur me këtë rast, vendin me të rëndësishëm e zë parada ushtarake e cila rikthehet në axhendën e festimeve pas një periudhe të gjatë ndërprerje. Prej më shumë se dy javësh në ambjentet e Akademisë Skënderbej, po zhvillohen provat për këtë manifestim ushtarak ku marrin pjesë 2200 oficerë e ushtarë.

Sipas drejtuesve të lartë të saj, ne kete parade përfaqësohen të gjithë efektivat e ushtrisë shqiptare, forcat tokësore, ajrore, marikna dhe ato special. Por në këtë paradë do të mungoje teknika e rëndë ushtarake që sipas drejtuesve të saj arsyeja janë fondet e vëna në dispozicion.

Aktiviteti më i rëndësishëm për përkujtimin e 55-vjetorit të Çlirimit dhe 87-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, do zhvillohet mëngjesin e 29 Nëntorit në ambjentet e Akademisë “Skënderbej” në të cilën do marrin pjesë të gjithë drejtuesit e shtetit shqiptar.

Pas përfundimit të paradës është menduar të vazhdohet me një demonstrim fiziko-sportiv po në ambjentet e kësaj Akademie. Në këtëmënyrë rikthehen festimet në këto përmasa, të cilat shqiptarët duket se i kishin harruar gjatë 10 viteve të fundit të zhvillimeve demokratike në vend./tvklan.al






Të ngjashme