Parlamenti, interpelancë Zef Preçi, Edi Rama – (25 Nëntor 1999)


Parlamenti, interpelancë Zef Preçi, Edi Rama – (25 Nëntor 1999)

15:41 25/11/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Shqiptarët rrezikojnë të humbasin 640 miliard lekë në formë letrash me vlerë dhe bono privatizimi nëse Parlamenti nuk shtyn afatin e përdorimit të tyre edhe pas datës 31 Dhjetor 1999. Në të kundërtën shekulli i ri do ti gjejë përdoruessit e letrave me vlerë me një humbje tjetër e dyta pas falimentimit të fajdeve.

Deputeti demokrat Vejsiu ka kërkuar që të shtyhet afati i përdorimit të tyre ndërsa Ministri i Ekonomisë dhe Privatizimit Zef Preci dha shpresë për përdorimin e letrave me vlerë në privatizimin e sektoreve strategjike Telekomunikacion, Energjitik dhe Infrastrukturë. Sipas Preçit procesi i privatizimit është zhvilluar më tepër si një proces politik se sa ekonomik.

Në interpelancë është paraqitur dhe Ministri i Kulturës Edi Rama. Ai ka theksuar se janë dhënë fonde nga Qeveria për ruajtjen e monumenteve të kulturës në Tiranë dhe në rrethe. Sipas Ramës me monumentet e Kulturës po abuzohet edhe nga strukturat e pushtetit lokal.

Pas interpelancave është diskutuar projektligji për Policinë e Shtetit. Deputetët Gjana, Vejsiu e Xhaferri kontestuan vendosjen e kufirit të moshës për pranimet në Polici në moshën 19 deri në 30 vjeç. Është kërkuar gjithashtu që policët të organizohen në sindikata dhe të kenë të drejtën e grevës. Gjana ka kërkuar edhe krijimin e xhandarmerisë shqiptare./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme