Leonard Demi përjashtohet nga PD – (25 Nëntor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Deputeti demokrat Leonard Demi është përjashtuar sot zyrtarisht nga përfaqesimi i partisë së tij në aktivitete të ndryshme. Sipas një njoftimi për shtyp të PD-së, Leonard Demi është njëri prej deputetëve që për thyerje të vendimeve të partisë u është hequr e drejta të përfaqësojnë këtë parti në çfarëdo aktiviteti.
Ky vendim është argumentuar me pjesmarrjen e Leonard Demit në konferencën për dimensionin parlamentar në Paktin e Stabilitetit që po zhvillohet në Sofje. Sipas këtij njoftimit deputeti Demi nuk ka vënë në dijeni më parë kryesinë e PD për pjesmarrje në këtë konferencë. Demi akuzohet si bashkëpunëtor i Kryetarit të PS, Fatos Nano dhe Kryeparlamentarit Gjinushi edhe pse vetë ai ka deklaruar se në këtë konferencë është ftuar si anëtar i komisionit të jashtëm parlamentar./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame