E diela e fundit e kufizimeve
Kryeqytetasit mbushin rrugë dhe parqe
Rrugët dhe parqet e kryeqytetit janë populluar këtë të dielë nga qytetarë të shumtë.
Kjo është e diela e fundit e izolimit si pasojë e koronavirusit.
Pas 10 javësh lëvizje të kufizuara dhe mbylljes së çdo aktiviteti, e hëna pritet të rikthejë disi normalitetin.
Nga nesër të gjitha aktivitet tregtare, duke përfshirë edhe baret e restorantet do të jenë të hapura.
Shërbimi do të lejohet vetëm në mjedise të hapura duke respektuar distancat e përcaktuara të vendosjes së një tavoline nga tjetra.
Po ashtu, siç edhe ka funksionuar me dyqanet, marketet apo farmacitë, drejtuesit e këtyre subjekteve duhet të marrin masa për mbrojtjen e stafit gjatë shërbimit.
Sërish do të vijohet të lejohet puna me orare të reduktura, kjo e ndarë edhe sipas zonave. Në zonat e gjelbërta ku nuk ka raste aktive me koronavirus, oraret e lëvizjes se dhe mbajtja hap e dyqaneve apo bareve do të jetë deri në 21 dhe në zonat e kuqe deri në orën 17:30.
Tv Klan