Kryesia e Partisë Socialiste Tiranë (23 Nëntor 1999)


Kryesia e Partisë Socialiste Tiranë (23 Nëntor 1999)

11:20 23/11/1999

Socialistët e Kryeqytetit brenda muajit Janar duhet të venë në jetë mesazhet politike të Kongresit të 3-të. Nëpërmjet analizave do të bëhet testimi i strukturave të PS dhe përgatitja e programeve dhe kandidatëve për zgjedhjet lokale. Deri me 31 Mars socialistët Tiranas duhet të likuidojnë kuotat e anëtarësisë.

Kryesocialisti Poçi premtoi mbështetjen maksimale për Qeverinë Meta. Ndërsa kryetari i PS, Fatos Nano shpjegoi platformën e koalicionit dhe kërkoi të punohet në shtimin e anëtarësisë socialiste. Duke përmendur festat e Nëntorit Nano tha se duhen ndërmarrë iniciativa për të patur një konventë të të gjithë shoqërisë shqiptare për vlerat atdhetare të popullit shqiptar./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme