Sport vendi, futboll, java 10 (23 Nëntor 1999)
Të mërkurën do të luhen takimet për javën e 10-të të kampionatit kombëtar të futbollit për kategorinë e parë. Kalendari vë përballë njëra -tjetrës dy skuadrat që kryesojnë renditjen. Tomorri i Beratit luan në Durrës me Teutën që zbriti në vendin e dytë javën e kaluar. Një barazim nul ndryshon asgjë në renditjen ndërmjet tyre. Duke patur parasysh takimet e kryera një javë më parë ku në Durrës janë thyer të gjitha skuadrat, përfshirë dhe kampionët e Tiranës dhe Vllazninë e Shkodrës, për Tomorrët e Beratit do të jetë shumë e vështirë për të realizuar qëllimet e saj.
Më qetë këtë javë është Tirana e cila pret në kryeqytet Apoloninë e Fierit e fundit nga renditja pas 9 javësh. Duke llogaritur që ta fitojnë këtë takim, kampionët e Tiranës në vendin e tretë në renditje, presin rezulatin Durrësit ku për ta më me interes do të jetë barazimi. Të forta priten dhe takimet ndërmjet skuadrave që janë pranë njëra- tjetrës në renditje. Shkodranët presin Shkumbinin, dy skuadra që drejtohen nga emra të rinj në bankinë.
Ramazan Agami në krye të Vllaznisë pas një fitore e një barazimi, e Ramadan Shehut në 6 ndeshjet ka një balancë të barabartë, me dy fitore, dy barazime dhe një humbje. Kalendari i plotë i ndeshjeve është ky: Shqiponja-Bylis, Shqiponja në vendin e shtatë dhe Bylis në vendin e katërt. Dinamo-Elbasani ku Dinamo qëndron në vendin e tetë dhe Elbasani në vendin e gjashtë. Tirana-Apolonia, Flamurtari -Lushnja, Flamurtati në vendin e trembëdhjetë dhe Lushnja në vendin e pestë, Vllaznia-Shkumbini , Skënderbeu-Partizani dhe Teuta-Tomorri./tvklan.al