Hajdaraga për akuzat e gjeneralit (28 Nëntor 1999)
Akuzat e Gjeneral Cikalleshit nuk janë të vërteta. Ministri i Mbrojtjes Luan Hajdaraga ka reaguar sot pas akuzave që oficeri i lartë ka publikuar dje para gazetarëve. Sipas Hajdaragës zhurma e madhe për gjoja korrupsion në tenderat e Ministrisë së Mbrojtjes po përsëritet prej dy vjetësh nga elementë dashakeqës që ka qëllime të mrapshta. Ai ka akuzuar dhe Prokurorinë që po i mban pezull dosjet që kanë të bëjnë me këto probleme. Akuzat e bëra dje nga gjeneral Cikalleshi janë mbështetur dhe nga krerë të lartë të Prokurorisë.
Kryehetuesi Agim Tirana ka pohuar se të gjitha këto akuza qëndrojnë dhe se pas hetimit të gjykimit të dosjes së orizit do të nisin hetime dhe për tenderat e tjerë ku mund të implikohen dhe krerë të lartë të ministrisë. Hajdaraga shkon deri aty sa shprehet se do të marrë masa ligjore ndaj vartësve të Ministrisë së tij në kundërshtim me statusin e tyre që shpifin në dëm të institucionit ndërkohë që tregohet i gatshëm për transparencë me organet drejtuese./tvklan.al
Gazetar: Eduart Frangaj