Meta në Kontrollin e Lartë të Shtetit – (26 Nëntor 1999)


Meta në Kontrollin e Lartë të Shtetit – (26 Nëntor 1999)

19:57 26/11/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Qeveria nuk do të pranojë më të nënvleftesohet roli i institucioneve të tjera. Kështu ka deklaruar Kryeministri Meta gjatë një takimi në Kontrollin e Lartë të Shtetit. Duke kërkuar bashkëpunim të përditshëm nga ky organ Meta është shprehur se në këtë mënyrë rrisim autoritetin e institucioneve dhe veçanërisht të Kushtetutës.

Kryeministri Ilir Meta:- “Ti bëjmë të qartë gjithë punonjësve të administratës qëndrore apo lokale, se ne nuk do të falim asnjë njeri në emër të mbrojtjes së ligjit që përgjegjesinë publike e koncepton si përgjegjësi private. Nuk do të kursejmë asnjë, pavarësisht se cilës forcë politike i takon, i vili tallet me fondet publike dhe ne raste të tilla nuk kemi patur pak. Unë jamë pikërisht këtu tek ju që të fillojmë një bashkëpunim të përditshëm dhe unë jam i gatshëm që të gjithë punonjësit e administratës që varen nga qeveria dhe institucionet e saj, të cilat kanë implikime të rënda, të cilët kanë shpërdoruar ligjin, që kanë shpërdoruar pozitën publike të lënë të largohen në mënyrë të argumentuar nga administrata, ta deinkriminojmë administratën shtetërore nga njerëz të papërgjegjshëm dhe pa dyshim të kenë edhe punë me drejtësinë aty ku e kanë kaluar masën e papërgjegjshmërisë”.

Ndërkohë edhe vetë kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit Mustafa Kuçuku ka shprehur gadishmërinë për të bashkëpunuar. Ne, tha ai, kemi pasur disa rekomandime që nuk janë zbatuar as nga Kryeministria dhe as nga Ministritë. Meta ka siguruar se do të respektohen të gjitha rekomandimet e Kontrollit të Larteë të Shtetit. Ka disa ditë, vijoi ai, që janë marrë në konsideratë propozimet e këtij institucioni.

Ndërsa shqetësimit të ngritur nga kryetari Kuçuku për marrjen e Kontrollit të Lartë të Shtetit nga Partia Demokratike, Meta ju përgjigj se Qeveria e ka ftuar PD-në të bëhet pjesë e një plani antikorrupsion. Pra kjo parti i ka të gjitha mundësitë për të luftuar korrupsionin. Gjithsesi, ka përfunduar Meta, vjen apo nuk vjen njëra apo tjetra parti në strukturat e përcaktuara, procesi do të jetë i suksesshëm./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme