Partia Republikane për ligjin e pronës – (27 Nëntor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Më 13 Dhjetor Qeveria Shqiptare do të kalojë një tjetër provë përpara Komisionit të Venecias. Një delegacion nga Shqipëria i përbërë nga juristë dhe deputetë, Ministri i Drejtësisë Panda dhe Republikani Godo do të trajtojnë atje se sa është zbatuar Kushtetuta në lidhje me çështjen e pronave dhe hartimin e ligjit elektoral për zgjedhjet.
Këtë e ka konfirmuar sot Sabri Godo gjatë një konference për shtyp në Partinë Republikane. Projektligji për shpronësimet që do të paraqitet në Parlament synon grabitjen e pronës private dhe sanksionon korrupsionin në vend. Republikanët kanë protestuar ndaj projektligjit të përgatitur nga Qeveria.
Republikanet të cilët çështjen e pronës e kanë argumentuar në këtë konferencë për shtyp arsyet e mosaprovimit të këtij projektligji nga Parlamenti. Sipas tyre projektligji nuk përcakton se cila quhet pronë private. Godo ka deklaruar se të gjitha këto do t’i paraqesë dhe në Komisionin e Venecias./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego