Atmosfera e festave, Edi Rama – (27 Nëntor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Më shumë se rreklamat sot kanë shkëlqyer nëpër rrugët e Tiranës flamujt kombëtare. Çdo rrugë e saj është mbyshur me flamujt e 1912 pa yllin që e ndoqi vite më pas. 55-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë, një ditë feste, përgatitjet për të cilin ka ditë që kanë nisur i kanë sjellë Tiranës një pamje ndryshe.
Në sheshin kryesor janë renditur 18 pankarta të ndara me gërmat e shkrimit 55-vjet Çlirim, mbi të cilat 18 fotografi dëshmorësh. Tirana ka veshur ngjyrat e festave të Nëntorit të ftohtë. Aktivitete të ndryshme kulturore, sportive, duke rikujtuar dhe paradat. Megjithatë e vetmja që mungon është kënga e Atdheut. Edi Rama, Ministri i Kulturës për Tv Klan rrëfen për përgatitjet e ditëve të shënuara.
Edi Rama, Ministri i Kulturës:- “Nesër ditën e dielë nga ora 9 deri 13 me bllokimin e gjithë bulevardit dhe vënies në dispozicion të sheshit për qytetarët, të krijojmë një atmosferë shoqërizimi, larg çdolloj politizimi dhe ideologjizimi, t’i japim mundësinë qytetarëve me ndihmën dhe të kohës e cila shpresojmë të jetë më ne nesër që të bëjnë një shëtitje të kenë mundësi të marrin pjesë në koncerte, parakilime ceremoniale të kalorësve në shfaqjen për herë të parë të uniformave të reja të Gardës së Republikës dhe gjithashtu si aktivitete plotësuese kemi panairin e librit shqiptar të organizuar nga Ministria e Kulturës për të dytin vit me radhe, kemi pavionin e ri të ikonave i cili inaugurohet pasi mbeti në letër që prej vitit 1986”./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti